Kuvendi i Kosovës mbajti seancë komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrrit.

Gramoz Vokrri, djali i legjendës, Fadil Vokrri, duke mos mundur t’i përmbahej lotëve, tha se babai i tij ishte i gjithë Kosovës dhe se është shumë e vështirë të përshkruhet një person si ai, shkruan lajmi.net.

“Është e vështirë me përshkru babain tim sepse besoj që vepra e tij flet vet. Fadil Vokrri nuk ishte vetëm i joni por ishte i gjithë Kosovës. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, u shpreh i biri i Fadil Vokrrit.

Varrimi i legjendës Fadil Vokrri bëhet në ora 17:00 në varrezat e Prishtinës.