157 persona vdiqën dje nga rrëzimi i aeroplanit i linjës ajrore “Ethiopian Airlines” që nga Etiopia po shkonte për në Kenia.

Por, Antonis Mavropoulos dhe Ahmed Khalid këtë ditë tragjike në Etiopi e konsiderojnë ditën e tyre më me fat.

Mavropoulos, që është Kryetar i Shoqatës Ndërkombëtare të Mbeturinave të Ngurta, u vonua atë ditë dhe fluturimi i iku.

Siç raporton BBC, ai njoftimin e ka bërë në Facebook dhe e ka titulluar “Dita ime me fat”, transmeton Koha.net.

10 ΜΑΡΤΙΟΥ 2019 – Η ΤΥΧΕΡΗ ΜΟΥ ΜΕΡΑΤρέχοντας να προλάβω την πτήση ΕΤ 302 Αντίς Αμπέμπα – Ναϊρόμπι, που συνετρίβη 6…

Publiée par Antonis Mavropoulos sur Dimanche 10 mars 2019

Mavropoulos, thotë se fillimisht ishte zemëruar me stafin e kësaj kompanie ajrore që nuk e ndihmuan të hipë në aeroplan, ani pse ishte vonuar pak minuta.

Pak minuta më vonë, derisa ai po qëndronte në aeroport, mori lajmin që aeroplani në të cilin do të hipte ai ishte rrëzuar.

Ndërkaq Ahmed Khalid, banor i Dubait, tha se i kishte ikur aeroplani pasi ishte vonuar me disa punë të tjera që i kishte para udhëtimit. Mësohet, se ai u dërgua në Nairobi pak orë më vonë me tjetër aeroplan.

“Fluturimin e vonuar”, e quan me fat.