Edhe pse ishte Dita Ndërkombëtare Kundër Duhanit, lënia e tij ishte e pamundur për disa qytetarë të komunës së Skenderajt.

Duke kujtuar të kaluarën, një i moshuar nga kjo komunë ka treguar për KlanKosova.tv se është duhanpirës që 30 vjet, teksa ka folur edhe për kohën kur e pinin një lloj tjetër cigareje e cila quhej kaçak dhe që nuk përdoret shpesh në ditët e sotme.

Ndërkaq një tjetër qytetar është shprehur se kostoja mujore e konsumit të duhanit shkon deri në 150 euro në muaj, mirëpo edhe përkundër kësaj dhe efekteve negative shëndetësore, ai nuk kishte mundësi që të hiqte dorë prej tij.