Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka marrë të artën në mastersin e Kinës, garë elitare në të cilën deri tani nga Kosova kishte medalje vetëm xhudistja me nam, Majlinda Kelmendi.

Krasniqi ka mposhtur me Ippon xhudisten japoneze, Ami Kondo.

Rruga e Krasniqit deri te kjo medalje në mastersin e Kinës, kaloi përmes

koreanenes Yang, mandej mposhti rusen Dolgova e në gjysëmfinale slovenen Stangar.

E veçanta është se të gjitha luftërat ajo i fitoi me Ippon.