Veterani i luftës së fundit në Kosovë, Shaqir Softolli nga Lladovci i Podujevës si pasojë e zjarrit mbeti pa shtëpi.

Për fat, pos dëmeve materiale, askush nga familja e tij nuk pësoi.

Gëzimin që i shpëtuan flakëve, babait të katër fëmijëve, më i vogli tremuajsh, tani po ia mbyt halli i rregullimit të shtëpisë, njofton Klan Kosova.

Si zgjidhje afatshkurtër, fëmijët me bashkëshorten i ka dërguar tek familja e kësaj të fundit.

Megjithatë, shpresë e vetme për veteranin e luftës së fundit që të bëhet prapë me shtëpi është ndihma financiare nga vullnetmirët.