Foto ilustrim

Një veturë në një parking në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë është përfshirë nga flakët, njofton Llapi.info.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 (e premte), teksa sipas Policisë së Kosovës, vetura ka qenë me targa vendore.

Njësitë policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. PK-ja rastin e ka cilësuar si “zjarrvënie”.

Ndërkaq, sot Policia e Kosovës nga njoftuar se lidhur me rastin pas një pune hetimore, ka arrestuar të dyshuarin, me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje./Llapi.info