Një shtëpi është përfshirë nga flakët mbrëmë në fshatin Obrançë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Ekipet e zjarrfikësve, edhe pse në numër të vogël pasi ka pasur edhe zjarrëvnie në zona tjera të Podujevës, e kanë lokalizuar atë pa u djegur e tëra.

Në pamjet që ka publikuar një pjesëtar i zjarrfikësve, shihet se zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme, ndërkohë që nuk dihet shkaqet që kanë çuar që kjo shtëpi të përfshihet nga flakët.

Në lidhje me këtë rast, edhe pse i njëjti ka ndodhur mbrëmë, Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje në raportin e saj 24-orësh./Llapi.info