Një shtëpi është përfshirë nga flakët në Podujevë, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga energjia elektrike, ndërkohë që ende nuk dihet vlerë e dëmit të shkaktuar.

“Podujevë 15.07.2021 – 01:37. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është djegur shtëpia, vlera e dëmit të shkaktuar deri më tani nuk dihet. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin, dyshohet se shkaktar i zjarrit mund të jetë energjia elektrike. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së, pa dhënë detaje tjera.

Llapi.info mëson se djegia komplet e shtëpisë ka ndodhur në fshatin Gërdoc të Podujevës./Llapi.info