Një restorant ka marrë flakë pasditen e së shtunës, në rrugën “Dr.Shperim Robaj”, në Prishtinë.

Sipas përgjigjes që Telegrafi ka marrë nga zëdhënësi i policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, nga ky zjarr nuk ka të lënduar, kurse ekipet e zjarrfikësve janë ende duke bërë përpjekje që të shuajnë zjarrin.

Restoranti që gjendej në rrugën për Gërmi, ka qenë i pashfrytëzuar dhe raportimin në polici e ka bërë një zyrtar i policisë i cili kishte qenë afër vendit të ngjarjes.

“Me datë 18.01.2020 rreth orës 14:35, një zyrtar policor, ka njoftuar në qendrën e thirrjeve, se në rrugën ‘Dr Shpetim Robaj’ Prishtinë, një restorant i pa shfrytëzuar është duke u djegur. Në vend ngjarje kanë dal ekipet e nevojshme policore dhe ekipet e zjarrfikëse të cilët janë duke bërë përpjekje që ta vënë nën kontroll zjarrin. Nga zjarri nuk ka të lënduar”, tha Krasniqi.