Një zjarr i madh ka përfshirë një hapësirë malore në fshatin Sylejvicë të Podujevës, njofton Llapi.info.

Sipas një lexuesi të Llapi.info zjarri i cili ka kapluar këto hapësira malore sot në orët e vona është neutralizuar dhe fikur nga disa pylltarë të cilëve u kanë ardhur në ndihmë edhe banorët e këtij fshati.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen akoma, teksa përveç dëmeve materiale, nga ky zjarr nuk ka të lënduar./Llapi.info