Zjarrvëniet nëpër lokacione të ndryshme të Podujevës nuk kanë të ndalur, raporton Llapi.info

Kësisoj, këtë pasdite malet në fshatin Dyz të Podujevës janë përfshirë nga flakët, në rrethana ende të panjohura. Në këtë fshat rreth 6 hektarë me zona malore janë djegur.

Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Ndërkohë, zjarrvëniet në zona malore ka pasur edhe në fshatra tjera të kësaj Komune./Llapi.info