Një zjarr që dyshohet se u vu qëllimshëm ia humbi 1.5 hektarë grurë familjes Mazreku nga Goriqi i Malishevës.

Ai u përhap me shpejtësi pasditen e së enjtes, derisa dogji edhe malet e fushat përreth në hapësirë deri në 18 hektarë.

Për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara, drejtoria e bujqësisë së atjeshme tashmë ka krijuar një ekip.

Drejtori i bujqësisë në këtë komunë, Murat Hoxha, i tha Klan Kosovës se nëse buxheti i qeverisjes lokale nuk mjafton për kompensimin e dëmeve, do të kërkojnë ndihmë edhe nga Ministria e Bujqësisë.