Janë duke vazhduar zjarret nëpër fusha, male dhe sipërfaqe pyjore nëpër zona të ndryshme në Podujevë, raporton Llapi.info.

Dy raste të tilla janë evidentuar në fshatin Shtedim dhe Obrançë të kësaj Komunë, ndërkohë që në këtë fundit janë djegur edhe të mbjellat.

“Fsh. Shtedim, Podujevë 14.09.2021 – 12:00.  Një mashkull kosovar ka raportuar se nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe prej 10 hektarësh, tokë e thatë-djerrin. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin.

Fsh Obranqë, Podujevë 14.09.2021 – 15:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga zjarri, i është përfshirë një sipërfaqe toke, mbjellura me fidanë-mjedra. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin”, ka njoftuar Policia e Kosovës./Llapi.info