Dieta vegjetariane zgjat jetën

Dieta vegjetariane zgjat jetën

Një studim i fundit lidhur me jetëgjatësinë ka dalë në konkluzionin se ndjekja e një diete vegjetariane jua shton jetën.

U realizua një pyetsorë, dhe në bazë të përgjigjeve, pjesëmarrësit janë ndarë në pesë grupe.

Grupi i parë ishte i jo vegjetarianëve, grupi tjetër ishin gjysmë vegjetarianë, persona që rrallë mund të hanë edhe mishn, po ashtu persona që hanë prodhime të detit, por nuk konsumojnë mish, ndërkohë edhe persona që hanë dhe bulmet dhe në fund edhe veganë (persona që përjashtojnë çdo lloj ushqimi me bazë shtazore.)

Nga ky monitorim u konkludua se personat vegjetarianë kanë një reduktim të rrezikut të vdekjes me 12%. Zgjedhja e ushqimit me grupet e tjera nuk kishte ndikim të madh në faktorin e jetëgjatësisë, shkruan albeu.com.