Në mbledhjen e mbajtur sot, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të bëje mbulimin nga 1 korriku të obligimeve të Parimit të sigurimit kufitar për të gjithë bashkatdhetarët dhe shtetasit e huaj që janë subjekt i policës kufitare dhe vijnë në Kosovë deri në fund të këtij viti.

Derisa ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë në mbledhjen e Qeverisë se duhet të gjendet një zgjidhje për kartonin e gjelbër për mërgimtarët.

E ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka falënderuar kabinetin duke thënë se mërgimtarët e kanë pritur këtë vendim qe një kohë të gjatë.