Angel Di Maria do të largohet nga Paris Saint Germain në afatin kalimtar veror.

Anësori argjentinas është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer këtë edicion, por që kontrata e tij skadon në verën e vitit 2021.

PSG i ka ofruar vazhdimin e kontratës, por lojtari nuk është i kënaqur dhe ende nuk ka rinovuar për dy vite të tjera.

Kjo ka alarmuar skuadrat e mëdha italiane Juventus, Napoli e Inter që po duan transferimin e argjentinasit në Serie A.

Në rast se Di Maria nuk pajtohet për rinovimin e kontratës deri në qershor, atëherë PSG do ta nxjerr në shitje yllin e tyre.

Kampioni në fuqi i Francës është gati ta lë të lirë Di Marian të largohet për një shumë prej 35-40 milionë eurove.

32-vjeçari këtë edicion ka luajtur 37 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar 11 gola dhe ka bërë 21 asistime.