Policia e Kosovës ka njoftuar për incidentet që kanë ndodhur në Podujevë brenda javës që lamë pas, transmeton Llapi.info

Një rast dhunë në familje ka ndodhur në fshatin Mirovc. Sipas PK-së, një grua ka raportuar se i dyshuari mashkull (bashkëshorti), ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj duke i shkaktuar lëndime trupore, njofton Llapi.info

“Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar (bashkëshorti) ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa dy fëmijët e tyre me dëshirë i kishte lënë në përkujdesje të bashkëshortit. Pas intervistimit , me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Ndërsa, të premten një person i kërkuar nga Policia është arrestuar në fshatin Gërdoc. Sipas PK-së, arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Pa dhënë detaje tjera, Policia ka raportuar se i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit./Llapi.info