Vlera e Liverpoolit është rritur ndjeshëm pas triumfit të tyre në Ligën Premier, ku u shpallen kampion për sezonin 2019/20.

Brand Finance ka llogaritur numrat e të gjitha skuadrave të rëndësishme për të përcaktuar klubet më të vlefshme të futbollit në botë, në mesin e pandemisë globale.

Dhe Real Madridi kryeson listën pavarësisht se pësoi një ulje të vlerës prej 205 milionë funtesh nga viti 2019.

Kampionët spanjollë vlerësohen me 1.286 miliardë.

Ata gjenden para Barcelonës, ​​të cilët kanë një vlerë prej 1.280 miliardë funtesh pas një rritje prej 18.1 milionësh.

Manchester Unitedi dhe Liverpooli janë renditur respektivisht në vendin e tretë dhe të katërt.

Djajtë e Kuq kanë parë që vlera e tyre të bjerë me 143 milionë funte në një vlerë të përgjithshme prej 1,190 miliardësh.

Pas fitimit të titullit të Ligës Premier sezonin e kaluar, skuadra e Jurgen Klopp arriti të shohë vlerën e tyre të rritet me 64.3 milionë funtesh në një vlerë të përgjithshme prej 1.143 miliardësh.

Manchester City me vendin e pestë (1.018 miliardë) janë klubi i fundit që ka një vlerë prej një miliardi.

Bayern Munich, Paris Saint-Germain, Chelsea, Tottenham dhe Arsenal përbëjnë dhjetëshen e parë.

10 klubet më të vlefshme në futbollin botëror:

1.Real Madrid – 1.286 miliardë funte

2.Barcelona – 1.280 miliardë funte

3.Manchester United – 1.190 miliardë funte

4.Liverpool – 1.143 miliardë funte

5.Manchester City – 1.018 miliardë funte

6.Bayern Munich – 957 milionë funte

7.Paris Saint-Germain – 876 milionë funte

8.Chelsea – 859 milionë funte

9.Tottenham Hotspur – 710 milionë funte

10.Arsenal – 651 milionë funte