Kryeministri në detyrë i vendit, Ramush Haradinaj ka thirrur një mbledhje tjetër të Qeverisë.

Kështu është bërë e ditur përmes njoftimi i cili i është dërguar mediave.

Mbledhja do të mbahet me fillim prej orës 14:00.Ky veprim i Haradinajt vjen pas gjashtë muajsh që prej se ai kishte dhënë dorëheqje nga pozita e shefit të qeverisë.Saktësisht më 19 korrik të vitit që lamë pas, Haradinaj kishte deklaruar dorëheqjen e tij nga pozita e kryeministrit, me pretekstin e ftesës që atij i kishte ardhur nga Specialja.Kjo pasi që dy partitë fituese të zgjedhjeve të mbajtura më 6 tetor, VV e LDK nuk po arrijnë të merren vesh assesi për ndarjen e posteve, që më pas do të pasonte me një marrëveshje për bashkëqeverisje