Kosovari 30-vjeçar, Armin Neziri, është vrarë me armë zjarri të enjten rreth orës 13:30 në qendër të Hanoverit në Gjermani.

Neziri është qëlluar për vdekje derisa ishte duke ngasur makinen e tij Porsche, nga persona ende të panjohur.

Zëdhënësi i Policisë, Michaek Bertram ka thënë se dyshohet se kishte një zënkë të ashpër mes Nezirit dhe një personi i cili po drejtonte një veturë të tipit Mercedes Benz, pak minuta para vrasjes, shkruan Reporteri.net.

Dëshmitarët kanë se ka pasur të shtëna nga një makinë Mercedes-Benz.

Pas të shtënave, makina Porsche është përplasur dhe drejtuesi ka vdekur pavarësisht përpjekjeve për kthim në jetë.

Në ngjarje dyshohet se janë përfshirë më shumë se dy persona.

“Sipas dëshmitarëve drejtuesi i Mercedes Benz ka ikur në këmbë pas incidentit, derisa një kontroll i menjëhershëm i policisë nuk ka rezultuar i sukseshëm”, ka thënë Policia.

Armin Neziri ishte mitrovicas që tash e një kohë jetonte në Gjermani, teksa ishte biri i vetëm në familje. /Reporteri.net