16 vjeçari nga Gjakova, Denis Bakalli, ka vdekur në orët e mesnatës pasi ka rënë nga kati i gjashtë në hapësirën e një ashensori që nuk ishte ndërtuar ende në një banesë që ishte në punim e sipër.

Ai kishte hipur në katin më të lartë të këtij objekti për ta parë pamjen e qytetit, por aty e gjeti vdekjen.

Të pikëlluar i la babanë, mamanë dhe motrën e tij. Edhe shokët e tij u shprehën të thyer për humbjen e shokut të tyre.

Denisi ishte edhe futbollist në ekipin e KF Gjakova, derisa trajneri i tij tregoi se i ndjeri sot kishte për të shkuar në turnir në Durrës.

Varrimi i tij u bë pas kontrollit nga ekipi i forenzikës.