Kuvendi ka dështuar të zgjedh kandidatin për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese edhe në rundin e tretë, raporton Gazeta Sinjali.

Në këtë rund po garonin Vigan Qorrolli i cili mori 49 vota dhe Haxhi Xhemajli 38 vota.

Asnjëri prej tyre nuk arriti që t’i marrë votat e mjaftueshme për t’u propozuar për gjyqtar të Kushtetueses.

Përveç Qorrollit dhe Xhemajlit, për pozitën e gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese kanë konkuruar Hilmi Jashari, Hava Bujupi – Ismajli, Shukri Sylejmani, Gjylbehare Murati, Hashim Çollaku, Valbona Shala – Thaçi, Zef Prenrecaj dhe Ramadan Gashi.

Nga gara për gjyqtar të Kushtetueses sot është tërhequr Visar Morina.

Konkursin për emërimin e një gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese, Kuvendi i Kosovës e kishte shpallur në prill të këtij viti, por që të njëjtin tani duhet që ta përsëris.

Gjykata Kushtetuese përbëhet prej nëntë gjyqtarëve të cilët emërohen një herë dhe nuk kanë të drejtë të rizgjidhen. Mandati i tyre është 9-vjeçar