Në Kuvendin e Kosovës është mbajtur votimi për një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese ku në garë ishin Vigan Qorrolli, Halim Jashari dhe Haxhi Xhemajli. Në votim kanë marrë pjesë 86 deputetë të Kuvendit.

Por, procesi i zgjedhjes së një gjyqtari të Kushtetueses ka dështuar pasi asnjëri nga 3 kandidatët në garë nuk mori mjaftueshëm vota.

Ndonëse mori më së shumti vota, Vigan Qorrolli nuk arriti të marrë mjaftueshëm sa për t’u bërë gjyqtar i Kushtetutesës.

Qorollli mori 50 vota.

Ndërsa Hilmi Jashari 18 mori e Haxhi Xhemajli 18 vota po ashtu.

Në Kuvend do të mbahet një raund i ri i votimit ndërmjet Jasharit e Xhamajlit e tek pastaj do të votohet për raundin e dytë ndërmjet Qorrollit dhe fituesit ndërmjet Jashari e Xhemajlit.