Nga 10.10-12.10, do të mbretërojë mot i mirë, kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit, megjithëse do të mbeten stabile dhe mbi vlera mesatare, do të pësojnë rënie graduale. Minimalet do të luhaten nga 4C deri në 10C, e maksimalet nga 20C deri në 23C, shkruan kp.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-6m/s. Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të theksuar mbi vlera normale.