Xhiroja e parafundit në elitën e futbollit kosovar takon Llapin dhe Feronikelin, njofton Llapi.info

Kryendeshja e javës së 32-të luhet në stadiumin e qytetit “Zahir Pajaziti”, me fillim nga ora 16:00.

Gjatë këtij edicioni, këto ekipe janë ndeshur dy herë, teksa skuadra e Niklit ka mposhtur klubin nga Podujeva në të dyja ndeshjet.

Llapjanët në këtë ndeshje vijnë pas humbjes kundër Prishtinës, humbje kjo që zbehu gjasat për titull, ndërsa Feronikeli mposhti në shtëpi Dritën.

Ndryshe, Llapi radhitet në pozitën e tretë me 69 pikë, pesë pikë më pak se Feronikeli që udhëheq tabelën e Superligës së Kosovës./Llapi.info