Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha ka njoftuar se ka dalë pozitive në testin për COVID-19.

Hoxha përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se e ka ripërsëritur testin sot, meqë kishte pasur simptoma, teksa javën e kaluar ajo kishte rezultuar negative në këtë test.

“Të dashtun miq, pas testit negativ të javës së kaluar sot e kam ripërsëritur testin dhe kam dal pozitiv… Kjo për faktin që tre ditët e fundit kam patur disa nga simptomat që e shquajnë këtë virus si: plogështi, ethe temperaturë, koll, poashtu kam vërejtur aritmi të theksuar këto ditë”, shkruan ajo.

Ndryshe, Hoxha ka lutur të gjithë që të respektohen masat e rekomanduara nga institucionet shëndetësore.

“Çfarë mund të ju them unë e që nuk e keni dëgju deri tani…Asgjë më shumë përtej se të kujdeseni për veten e të tjerët. Maska, higjiena e theksuar, distanca tashmë janë domosfoshmëri dhe mënyrë jetese. Virusi ekziston. Do të jetë gjatë me ne, prandaj duhet të mësohemi të bashkjetojmë me te. p.s. për ata që i kam pas afër këto ditë uroj të mos sëmuren, e nëse po ta kalojnë me lehtësi”, shkruan Hoxha.