Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburnë Aliu është duke u përpjekur që ta arsyetojë bashkëveprimin me Listën Serbe për rrëzimin e Qeverisë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Aliu ka shkruar se Vetëvendosja nuk bënë pazar me deputetët e Listës Serbe, derisa këta të fundit i kanë dhënë 10 votat e tyre për ta rrëzuar qeverinë.

“Ne nuk ua kërkojmë nënshkrimet dhe nuk bëjmë pazar me deputetët e Listës Serbe. Ne duam rrëzimin e kësaj qeverie dhe zgjedhje të reja në Kosovë. Nëse kjo qeveri sundon e vjedh bashkë me Listën Serbe, pse nuk bën që asnjë votë e tyre të kontribuojë në rrëzimin e qeverisë”, ka shkruar Aliu.

Aliu ka shkruar se Listën Serbe e ka krijuar presidenti Hashim Thaçi së bashku me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.
“Lista Serbe është krijuar nga marrëveshja Thaçi-Daçiq e 19 prillit 2013 kur iu vunë themelet ‘Zajednicës’. Jemi i vetmi subjekt që asokohe e kundërshtuam këtë me vendosmëri. Listës Serbe i prinë Radojçiq me të cilin ka marrëdhënie të mira kryeministri Haradinaj dhe Vuçiq me të cilin ka marrëdhënie të mira presidenti Thaçi. Këta bashkë sundojnë dhe e zhvatin Kosovën”, ka thënë ndër tjera Aliu.

Gjatë ditës së djeshme Lista Serbe përmes një komunikate për media ka njoftuar se është e gatshme që të jap 10 votat e saj për rrëzimin e Qeverisë, iniciativ kjo e nisur nga opozita.

Të NgjajshmeKrasniqi – Aliut: Mos shitni moral, sepse asnjë pikë s’e keni Deputeti i Vetëvendosjes: PSD po shikon kujt t’i shitet Liburn Aliu: Shpend Ahmeti i plogësht e i ngadalshëm në vendime Liburn Aliu i kërkon presidentit Thaçi të bëjë marrëveshje me shkrim me liderët e Luginës VV-ja kundër ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re”, kërkon rrëzimin e qeverisë Liburn Aliu nuk ndalet së talluri më partinë e re të Shpend Ahmetit: Mbetje e gjellrave të pangrëna