Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Visar Hoti ka thënë se duhet angazhim në përmirësimin e ligjit për luftimin e pandemisë COVID-19.

Hoti ka thënë se qytetarët e Kosovës janë në pritje të mjeteve, derisa ka kërkuar që sa më shpejt të thirret seanca për ndarjen e 10% të Trustit.

“Ligji i cili prek të drejtat e njeriut nuk mund të bëhet pa analizë të mirëfillt, por konsideroj se emergjenca duhet të na angazhoj të gjithëve të japim kontributin tonë, të përmirësojmë këtë ligj, të veprojmë konform kushtetutës e të mos rrëshqasim drejt diktatit. Megjithatë e dhimbshme që përderisa ne sot përkrahim një ligj që i jep autorizime Qeverisë të kufizojë të drejtat e njeriut për shkak të Pandemisë COVID-19, pikërisht sot dështuam që të i japim përkrahje një ligji i cili megjithatë, qëllimin e ka të ndihmojë ekonominë, rrjedhimisht qytetarët e Kosovës, të tejkalojnë krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia. I bëjë thirrje trupave përgjegjëse në Kuvend që sa më heret të thirret seanca për ndarjen e 10% të Trustit për qytetarët sepse ata janë në pritje të këtyre mjeteve. Është e rëndësishme që të gjithë të përkrahim ligjin për rimëkëmbje, e jo të refuzohet sikur që u refuzua sot”, ka thënë ai./Llapi.info

Ligji i cili prek të drejtat e njeriut nuk mund të bëhet pa analizë të mirëfillt, por konsideroj se emergjenca duhet të na angazhoj të gjithëve të japim kontributin tonë, të përmirësojmë këtë ligj, të veprojmë konform kushtetutës e të mos rrëshqasim drejt diktatit.Megjithatë e dhimbshme që përderisa ne sot përkrahim një ligj që i jep autorizime Qeverisë të kufizojë të drejtat e njeriut për shkak të Pandemisë COVID-19, pikërisht sot dështuam që të i japim përkrahje një ligji i cili megjithatë, qëllimin e ka të ndihmojë ekonominë, rrjedhimisht qytetarët e Kosovës, të tejkalojnë krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia. I bëjë thirrje trupave përgjegjëse në Kuvend që sa më heret të thirret seanca për ndarjen e 10% të Trustit për qytetarët sepse ata janë në pritje të këtyre mjeteve. Është e rëndësishme që të gjithë të përkrahim ligjin për rimëkëmbje, e jo të refuzohet sikur që u refuzua sot.

Gepostet von Visar N. Hoti am Freitag, 7. August 2020