Deputeti i VV-së, Fitim Haziri ka reaguar pas fitores së kandidatit të kësaj partie për kryetar të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi në bastionin e deritanishëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas 20 vjet qeverisje.

“Kur qëllim e kanë pasur korrupsionin, hajninë e keqpërdorimet, llapjanët shumëkujt ia kanë treguar derën për të dalur e për të mos u kthyer kurrë më.

I radhës është Agim Veliu dhe Lidhja Demokratike.

Llapjanët ia thyen “kalanë” e shumëpërmendur nga ai”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Kur qëllim e kanë pasur korrupsionin, hajninë e keqpërdorimet, llapjanët shumëkujt ia kanë treguar derën për të dalur e për të mos u kthyer kurrë më.
I radhës është Agim Veliu dhe Lidhja Demokratike.
Llapjanët ia thyen “kalanë” e shumëpërmendur nga ai.
20 vjet na vodhën, na rrejtën e na mashtruan. Por, çdo gjë e keqe e ka një fund, ashtu siç secila gjë e mirë, e ka fillimin e saj.
Llapjanë të dashur, duke ju falenderuar të gjithëve e secilin prej jush, ju them me bindje se Lëvizja VETËVENDOSJE!, do të qeverisë ndryshe nga çka jemi mësuar të shohim tani e 20 vite.
Sepse ju meritoni më mirë. Sepse ju jeni të ndershëm. Sepse ju keni zemër të madhe. Sepse ne nuk jemi si ta.
Urime fitorja ju qytetarë e aktivistë. Fitorja është e juaja.
Urime fitorja kryetarit, Shpejtim Bulliqi.
Për Podujevën po nisë një epokë e re.
Na priftë e mbara e shihemi në fitoren e madhe të VETVËNDOSJE!-s në zgjedhjet e përgjithshme.
Kjo që nisi sot me Shpejtimin, do të përfundojë shumë shpejt me Albinin.
I juaji,
Fitimi