Kandidati për deputet nga Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka konfirmuar djegien e veturës.

”Po, vetura ime është djegur. Janë ato pamje që i keni (v.j. që janë publikuar në Gazeta Blic)”, tha ai, pa dhënë shumë detaje.

Gazeta Blic ka raportuar për djegien e veturës së tij, para pak çastesh në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, para banesës së tij.