Dënohet 88 vjeçarja, mohoi ekzistencën e Holokaustit

Një gjykatë në Gjermani ka dënuar 88 vjeçaren “gjyshe naziste”, me gjashtë muaj burgim, dënimi i saj i pestë i këtij lloji për mohim të vazhdueshëm të Holokaustit.

Ursula Haverbeck shpesh ka mohuar vrasjet masive të miliona hebrenjve nga nazistët, gjë që përbën nxitje të urrejtjes racore sipas ligjit gjerman.

Gjatë një ngjarje publike, Haverbeck kishte thënë që nuk është e vërtetë që kishin ekzistuar dhomat e gazit në kampin e vdekjes në Auschwitz.

Ajo gjithashtu kishte mohuar faktin që 1.1 milionë njerëz ishin vrarë në një kamp përqendrimi në Poloni.

Lidhur me këtë veprim, Ursula ka thënë që vetëm ishte duke cituar rreshta nga një libër të cilin e kishte prezantuar në këtë ngjarje, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Although Haverbeck (pictured at her latest trial) has been convicted on several occasions, she has not served any jail time, as the cases are all still under appeal

Dubbed the 'Nazi grandma' by German media, Haverbeck is a notorious extremist who was once chairwoman of a far-right training centre shut down in 2008 for spreading Nazi propaganda