Mediat prestigjioze ndërkombëtare përfshirë, The Washington Post, Associated Press e ABCNews kanë raportuar për dënimin me 10 vjet burg për ish-policin serb për krime seksuale gjatë luftës, raporton Gazeta Express.

“Një gjykatë kosovare të hënën ka dënuar me 10 vjet burg ish-policin serb i akuzuar për përdhunime të grave shqiptare gjatë luftës së vitit 1998-1999. Dënimi besohej të ishte i pari për një dënim për përdhunim që daton që nga lufta e Kosovës”, thuhet në raportimin e The Washington Post.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar me 10 vjet burg, Zoran Vukotiçin, ish polic i forcave serbe, nën akuzën për krime lufte kundër popullatës civile, përkatësisht dhunim seksual ndaj një gruaje shqiptare në komunën e Vushtrrisë.