Deputeti i VV-së dhe kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga ky subjekt politik, Shpejtim Bulliqi, është njoftuar sot nga afër me dëmet nga reshjet e fundit dhe problemet me të cilat po ballafaqohen fermerët në këtë komunë, njofton Llapi.info.

Bulliqi këto vizita i ka bërë nën shoqërimin e zv/ministrit të Bujqësisë Imri Demelezi, deputetit të Kuvendit Fitim Haziri dhe këshilltarit komunal, Avni Fetahu.

Bulliqi ka kërkuar nga Qeveria dhe institucionet komunale që të shtojnë fokusin tek bujqësia dhe prodhimtaria.

“Bujqit tanë përveç granteve dhe subvencioneve ata kanë nevojë edhe për këshilla bujqësore nga ekspertë të fushës për të orientuar prodhimtarinë e tyre, këtë duhet t’ua sigurojë qeveria dhe komuna përmes dikastereve përkatëse në këto institucione. Ne si subjekt politik do të jem gjithmonë afër bujqve, ata meritojnë inkurajim dhe mbështetje më të madhe nga secili prej nesh”, ka deklaruar Bulliqi./Llapi.info