Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Blerta Deliu- Kodra ka folur rreth seancës së djeshme ku u votua mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.

Ajo në një lidhje direkte në rubrikën Sytë 7 të emisionit të mëngjesit në Klan Kosova tha se kjo situatë në kohë pandemie është krijuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Në fakt Partia Demokratike e Kosovës ka qenë brenda rolit të saj politik. Ne kemi ndjerë keqardhje për situatën që është krijuar nga partitë në koalicion. Ne nuk e kemi inciuar mocionin prandaj edhe kemi qëndruar brenda rolit tonë politik. Por, fatkeqësisht ndodhi ajo që e kemi pritur se do të ndodh. Por jo në situatë kur në një situatë pandemie kur qytetarët kanë shqetësime kryesore të jetesës, mirëqenie dhe shëndetit të kthehet vëmendja tek shkarkimit. Ju keni pasur mundësi të i shihni debatet e rënda deri në orët e vona, kur e kanë etiketuar njëri-tjetrin me fjalët më të rënda, gjë që qytetarët nuk e kanë merituar një situatë të tillë”.

Deputetja e PDK-së shtoi se koalicioni LVV-LDK e ka braktisur vullnetin e qytetarëve.

“Në fakt edhe ne si Partia Demokratike e Kosovës e kemi thënë se këto arsye për rrëzimin e Qeverisë nuk qëndrojnë. Por, ky koalicion i trumbetuar si i shpresës, ka përfunduar ashtu edhe si e kanë nisur, me zhagitje në formimin e Qeverisë. Ky koalicion ka premtuar se do t’i realizoj të gjitha kërkesat e qytetarëve. Kjo u pa se nuk janë aspak të sinqertë me qytetarët. Ata e kanë braktisur vullnetitn e qytetarëve”.

“Tani kur e gjithë bota ka filluar luftimin pandemisë, këta kanë zgjedhur që të krijojnë drama. Kohë më parë e kemi mbajtur edhe një seancë kur e kemi votuar buxhetin. Në atë kohë kanë qenë të konfirmuar nëntë raste të konfirmuar me koronavirus. Qeveria ka vazhduar punën deri në orët e vona duke votuar buxhetin dhe rezoluta pa dëgjuar zërin e opozitës Sidoqoftë ne jemi të thirrur për ta respektuar Kushtetutën si përfaqësues të popullit”.

“Dje janë marrë masat e nevojshme, ka pasur kontroll nga shërbyesit shëndetësor që kanë qenë aty. Nuk duhet harruar që në rrethana të tilla punojnë: Mjekët, policët, punëtorët e KEK-ut, që rrezikojnë edhe shëndetin e tyre. Ne ishim aty për ti dhënë epilog zhvillimeve “.