Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka konfirmuar se vota e PDK-së do të jetë pro shpërndarjes së Kuvendit.

“Natyrisht që ftesa për thirrjen e kësaj seance është bërë nga z.Kadri Veseli. Vota e PDK do të jetë pro shpërndarjes së Kuvendit”, ka thënë Deliu-Kodra për RTV Dukagjini.

Ajo ka shtuar se në zgjedhje PDK do të jetë fituese, për shkak të kauzës që ka Veseli në këto zgjedhje.

Deliu-Kodra u shpreh se Kadri Veseli do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.