Një delegacion nga Kosova në përbërje të zëvendësministrit të Shëndetësisë Izet Sadiku dhe kryetari i Podujevës Agim Veliu, vizituan sot Qendrën Spitalore Universitare të Gjenevës, ku u pritën nga Karine Martinez zëvendës drejtoreshë e kësaj qendre dhe zyrtare për bashkëpunim ndërkombëtarë.

Martinez i njoftoj delegacionin nga Kosova me organizimin dhe shërbimet që ofron kjo Qendër Spitalore Universitare, e cila ka rreth 1800 shtretër me 12000 të punësuar, me formën e financimit dhe format e bashkëpunimit të kësaj Qendre Spitalore Universitare, njofton kumtesa zyrtare, transmeton Llapi.info.

Zëvendësministri Sadiku e njoftoj znj. Martinez me reformën në shëndetësi, me theks të veçantë në organizimit e nivelit sekondar dhe terciar shëndetësor në Kosovë, pastaj me sfidat me të cilat ballafaqohet ky sektor në Kosovë.

Veliu e njoftoj znj. Martinez me punët qe ka bërë Komuna e Podujevës për ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e kësaj komune dhe me përgatitjet për funksionalizimin Spitalit të Qytetit, i cili do të bëhet në bashkëpunim me MSh.

Në fund të takimit Zëvendësministri Sadiku propozoj që të shqyrtohet mundësia e përgatitjes së një Memorandumi Bashkëpunimi ne mes dy palëve të cilin propozim znj. Martinez e priti me kënaqësi, dhe të dy palët u dakorduan që të vazhdoj puna në përgatitjen dhe nënshkrimin e një Memorandumi Bashkëpunimi në mes MSh dhe Qendrës Spitalore Universitare të Gjenevës./Llapi.info