Me rastin e 5 majit, Ditës së Dëshmorëve dhe të Rënëve, sot janë bërë homazhe para shtatoreve të heronjve në qytetin e Podujevës, njofton Llapi.info.

Një delegacion i partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës dhe anëtarë të ekzekutivit, të udhëhequra nga kryetari i komunës, Agim Veliu, kanë vendosur kurora me lule tek shtatoret e heronjve në sheshet e qytetit në Podujevë.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme duke filluar nga ora 12:00 në Penuhë do të bëhet përurimi i Kompleksit Memorial dhe Varrezave të Dëshmorëve të UÇK-së në Llap./Llapi.info