Dy muaj pas zbulimit të saj zyrtar në internet dhe tre vjet e gjysmë pas lëshimit të gjeneratës së gjashtë, seria e re e 2020-ës ka hyrë në prodhim, në fabrikën BMW të Dingolfing në Gjermani.

Modelit të ri nga Bavaria i është dhënë një dukje e re dhe ka një përditësim teknologjie. Grila e madhe përpara është një nga gjërat që nxiti më së shumti debate, por Serie-7 e rifreskuar sjell shumë më tepër.

Përmirësimet e jashtme përfshijnë edhe fenerët e ri më të holla dhe dritat e pasme tri-dimensionale LED bashkuar me një shirit.

Brendësia e përditësuar sjell sistemin më të ri infotainment, përveç kësaj, kabina është e qetë falë mbrojtjes akustike të përmirësuar në harqet e rrotave të pasme, si dhe dritaret anësore më të trasha.

Ashtu si më parë, BMW Serie-7 do të ofrohet në dy versione: standart dhe më të gjatë (Serie-7 L)

BMW ka ndërtuar më shumë se 1.9 milionë njësi të BMW 7 në Dingolfing, që kur filloi prodhimi i modelit të gjeneratës së parë në vitin 1977. Më shumë se 90 për qind e prodhimit të përgjithshëm të vitit 2018 u eksportua, ndërsa tregu kinez përbënte 44 për qind të të gjitha Serive-7 të ndërtuara.