Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka komentuar formimin e koalicionit parazgjedhor ndërmjet AAK-së dhe PSD-së.

Ai në një shkrim të bërë në Facebook ka thënë se, të gjithë ata që po çuditen me koalicionin e Shpend Ahmetit dhe Ramush Haradinajt, do të presin edhe çudinë e një koalicioni tjetër ndërmjet Mimoza Kusari-Lilës dhe Albin Kurtit.

Në shkrimin e bërë, Deda ka pohuar se për Shpend Ahmetin kanë besuar që para dhjetë vjetësh të shkoi në AAK, mirëpo sipas tij, kjo nuk kishte ndodhur për shkak se Tribunali i Hagës kishte ngritur aktakuzën ndaj Ramush Haradinaj, transmeton Telegrafi.

Shkrimi i plotë:

“NJË VËSHTRIM PËR TË SOTMEN DHE NJË KUJTIM NGA VITI 2009

Gjithçka që po ndodhë sot në politikë e ka një kontekst nga e kaluara. Në ditët dhe javët e ardhshme me gjasë do të ketë shumë lëvizje politike, dhe do të mundohem që t’ua shpjegoj kontekstin e tyre sipas këndvështrimit tim.

Deklaratat e LDK-së se preferojnë të shkojnë të vetëm në zgjedhje, dhe nga VV se vetëm Albini duhet të jetë kandidat për kryeministër, na humbën kohë, dhe e prishën mundësinë e listës së përbashkët opozitare.

Për të gjithë ata që po “çuditen” me koalicionin e Shpendit me Ramushin, po pres me e pa “çudinë” e njëjtë të “koalicionit” të Mimozës me Albinin.

“Çdokush rrugës së vet”

Në vitin 2009, në kohën kur një grup i vogël prej nesh e luftonte Qeverinë Thaçi 1 dhe fillet e kapjes së shtetit, korrupsionin i cili po merrte hov, kur ishim në betejë kundër presionit ndaj mediave, dhe kur suksesshëm e parandaluam instalimin e autokracisë, Ramush Haradinaj e kishte planin politik që e quante AAK Plus. (Në 2009 VV mirrej me UNMIK-un dhe decentralizimin e pakos së Ahtisarit).
Ky plan nënkuptonte që rreth AAK-së të shkonin të gjithë ata që ishin për ndryshim e kundër PDK-së, por jo domosdoshmërisht nënkuptonte anëtarësim në AAK (në 2009 në LDK refuzohej reforma e partisë, e VV i rrotullonte veturat e EULEX-it).

Shpendi në atë kohë cilësohej si një nga figurat më të dalluara në shoqërinë civile, dhe neve kolegëve të tij nuk na dukej larg kyqja e tij në politikë me AAK. Por, aktakuza e dytë e Tribunalit të Hagës ndaj Ramushit e prishi atë plan politik për AAK Plus, dhe Shpend Ahmeti nuk shkoi me/në AAK.

Mimoza në 2009 ju bashkua AKR-së. Ndërsa dështimi i reformës në LDK më shtyu që bashkë me Shpendin në vitin 2010 ta nisnim Frymën e Re“.

NJË VËSHTRIM PËR TË SOTMEN DHE NJË KUJTIM NGA VITI 2009 Gjithçka që po ndodhë sot në politikë e ka një kontekst nga e…

Gepostet von Ilir Deda am Dienstag, 20. August 2019