MANCHESTER, ENGLAND - DECEMBER 14: David De Gea of Manchester United celebrates the first goal during the Barclays Premier League match between Manchester United and Liverpool at Old Trafford on December 14, 2014 in Manchester, England. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Portieri i Watfordit, Ben Foster, e ka krahasuar portierin spanjoll të Manchester Unitedit me fituesin e pesë herë Topit të Artë, argjentinasin Lionel Messi.

De Gea, i konsideruar si një nga portierët më të mirë në botë, pati një performancë të shkëlqyer të shtunën, në fitoren që United e arriti përballë Watfordit me rezultat 2 më 1 në Premier League.

Spanjolli bëri një pritje fantastike që ua mohoi golin ekipit vendas, ndërsa gardiani i portës së Watfordit, që deri në vitin 2010 ishte pjesë e “Djajve të Kuqë” krahasoi atë me yllin e Barcës, Messin.

“Ai është Messi i portierëve. Ai ka qenë portieri më i mirë në botë për vite, ai është absolutisht i shkëlqyeshëm tani. Disa nga pritjet që ai bën në kohë vërtet kritike janë vetëm të lë pa frymë”, ka thënë portieri i Watfordit pas ndeshjes.

Ylli i kombëtares spanjolle, ka treguar klasin e tij edhe njëherë gjatë fundjavës, duke pritur shumë goditje të lojtarëve të Watfordi.