Kandidati i AAK-së, për Prishtinën, Daut Haradinajt ka pritur sot në takim një grup të rinjsh nga kryeqyteti.

Ai thotë se ka marrë mbështetjen e fuqishme të tyre në garën për kryetar të Prishtinës.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se vizioni që ka për Prishtinën ka gjetur mbështetje në masë të madhe.

Postimi i tij:

Radhët e të rinjve që po na bashkohen në garën tonë për Prishtinën nuk kanë të ndalur!

Vizioni jonë për Prishtinën që e duam, po mbështetet në masë të madhe nga të rinjtë e Kryeqytetit.

Kjo vërehet çdo ditë nga entuziazmi i madh i të rinjve për t’ju bashkëngjitur ekipit tonë fitues.

I nderuar të jemi bashkë në këtë rrugëtim!