Dy lloje të desertit shoqëruan një drekë zyrtare të ish-Kryeministrit Hashim Thaçi në marsin e vitit 2011.

Zyra e Kryeministrit kishte shpenzuar 141 euro në një drekë zyrtare më 1 mars të vitit 2011.

Në faturën zyrtare përfshihen 9 copë të ‘tespishtes’ dhe dy tiramisu, të shoqëruara me raki rushi.

Përveq kësaj, në restaurantin ‘Liburnia’ ishin shërbyer disa lloje të mishit në zgarë, supa e picë.

Zyrtarët kishin pirë kafe, ujë të thjeshtë e të gazuar dhe lëngje frutash.

Kallxo.com ka nisur publikimin e faturave të shpenzimeve të Presidentit Hashim Thaçi në kohën kur ai ishte kryeministër i vendit.

Në dosjen prej qindra faturash të siguruara pasi BIRN ka paditur Zyrën e Kryeministrit në gjykatë, do publikohen fatura të shpenzimeve për 20 muaj qeverisje të Hashim Thaçit përfshirë këtu shpenzimet e 5 zëvendëskryeministrave tjerë të asaj kohe: Bujar Bukoshi, Edita Tahiri, Hajredin Kuçi dhe Behgjet Pacolli.

Pjesë e faturave janë edhe shpenzimet e kryera nga këshilltarë e shefa të kabineteve e deri te bodigardët e qeveritarëve të lartë.

Në dosjen “Sa han Shefi” e cila tashmë është aktive në KALLXO.com, çdo ditë do të publikohen fatura të reja të shpenzimeve të shoqëruara me shkrime dhe dëshmi për shpenzime

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/darka-luksoze-e-hashim-thacit-s141-euro-per-tespishte-e-tiramisu-572154/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright