Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me helmimet e banorëve të Deçanit, për të cilin rast shprehet i habitur se si edhe pas tri ditëve ende nuk ka një raport zyrtar për shkakun e helmimit.


Hoti i cili vie nga Lidhja Demokratike e Kosovës, shprehet mes tjerash se për këtë gjendje, duhet masa të shpejta në raport me qytetarët.

”Të gjithë qytetarëve të Deçanit që janë prekur nga helmimi ju uroj shërim të shpejtë.

E çuditshme që edhe pas tri dite nuk ka raport zyrtar për shkakun e helmimit dhe as udhezime zyrtare të qarta për qytetarët se si të veprojnë.

Duhen masa të shpejta:

Duhet formuar ekip shëndetësore interdiciplinare për të trajtuar me urgjencë të prekurit.Duhet urgjentisht të ngritet një task forcë për të gjetur shkakun e helmimit.”