Drejtuesit e Barcelonës, nuk janë aspak të kënaqur me paraqitjet e Philipe Coutinhos.

Për brazilianin, Barça pagoi 160 milionë euro duke e transferuar nga Liverpooli, por deri me tani, mesfushori nuk ka arritur të lë gjurmë, pasi ka shënuar vetëm 15 gola në 45 ndeshje të luajtura, transmeton KTV.

Për shkak të formës jo të mirë, kampionët e Spanjës po mendojnë shitjen e 26 vjeçarit në verë.

Interesimin më të madh për Coutinhon, e ka shprehur Manchester Unitedi, por mediat gjatë javës kanë raportuar edhe për një rikthim të braziliani te Liverpooli.