Rio Ferdinand është duke bërë në vazhdimësi thirrje që ky sezon të përjashtohet shkaku i coronavirusit.

Pandemia botërore ka shtyrë të gjitha aktivitetet sportive dhe ato ende nuk dihet se kur do të rifillojnë.

Legjenda e Manchester United po kërkon nga Federata e Futbollit të Anglisë që ky edicion i Ligës Premier të shtyhet dhe të merren gjëra më seriozisht.

“Jam i sigurt se në javët e ardhshme gjërat do të rregullohen dhe sezoni duhet të përjashtohet dhe të fillojnë një nga fillimi”, ka thënë ai.

“E kam thënë edhe më parë se tifozët e Liverpoolit mund të më kritikojnë për këtë deklaratë, mirëpo duhet të fillojmë të mendojmë më seriozisht rreth shëndetit tonë”.

“Asnjë gjë nuk mund ta paguajë shëndetin tonë,andaj duhet të jemi të vetëdijshëm se çfarë kërkojmë dhe a është e arsyeshme”, ka shtuar më tej Ferdinand”.

Liverpooli është lider me 25 pikë para vendit të dytë Manchester City, derisa do i duhen vetëm edhe gjashtë pikë për t’u shpallu kampion, por nëse liga përjashtohet, atëherë The Reds nuk do ta marrin trofeun në duar as në këtë sezon.