Çmimet e prodhimit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 0.6 për qind në mes të tremujorit të tretë të vitit 2018 dhe tremujorit të tretë të vitit 2019.

Siç njofton kumtesa, ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te përpunimi i produkteve ushqimore 4.3%, prodhimi i mobilieve 3.7%, prodhimi i produkteve minerale jo metalike 2.7%, prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës 1.3% dhe prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve 0.3%.

“Ngritja u neutralizua me rënien e çmimeve te nxjerrja e xehes së metalit -9.0%, prodhimi i mjeteve motorike të transportit, rimorkiove dhe gjysmë rimorkiove -4.4%, prodhimi i metaleve -4.0%, prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse -3.4%, prodhimi i pajisjeve elektrike -3.0%, prodhimi produkteve kimike -2.3%, prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t -1.5%, grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë -1.2%, prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës -1.0%, energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar -0.7% dhe xeheroret dhe guroret tjera -0.6%”.