Clinton i kërkon Sandersit të mos njollosë kandidatët presidencialë

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Rodham Clinton i kërkoi rivalit të saj Bernie Sanders të heqë dorë nga fushata e njollosjes, tashmë që kandidimi presidencial demokrat për në Shtëpinë e Bardhë do të zhvillohet vetëm mes këtyre të dyve.

Clinton iu përgjigj kështu dyshimeve të Sandersit, sipas të cilave, bashkëshortja e ish-presidentit Bill Clinton ishte e ndikuar shumë nga kontributet e mëdha për fushatën nga ana e sekorit financiar të vendit.

“Këto sulme me insinuata nuk të denja për ty”, i deklaroi Clinton rivalit të saj në debatin e fundit televiziv përpara zhvillimit të primareve në New Hampshire, ku Sanders kryeson sondazhet.

“Nëse keni diçka për të thënë, atëhere thuajeni. Ka ardhur koha t’u japim fund njollosjeve dinake që ju dhe fushata juaj ka bërë gjatë javëve të kaluara”, deklaroi Clinton.

Clinton ka marrë 675 mijë dollarë nga banka e investimeve ”Goldman Sachs” për tre paraqitje të saj në vitin 2013, sipas portalit të lajmeve ”Politico”.

Clinton tha se refuzonte dyshimet se duke marrë financime të tilla ajo do të fliste në emër të atyre që ia jepnin ato.

Primaret në New Hampshire do të zhvillohen të martën.