Autoritetet e qytetit Yakutsk një nga qytetet më të ftohta në botë, i kanë liruar fëmijët para kohe nga mësimi për shkak se temperaturat arritën deri në minus 48 gradë celsius, por ata në vend se të shkojnë në shtëpi janë parë duke luajtur në botë.

Videoja që po qarkullon në internet, shfaq fëmijët e Yakutsk duke luajtur, pavarësisht se jashtë ishte minus 48 gradë, e një prej komenteve përbri videos thotë se “ata duhet të pinë antifriz në vend të qumështit të nxehtë”, transmeton Telegrafi.

“Duhet të jesh trim që t’i përballosh një klime të tillë”, ishte një koment tjetër që bëri jehonë.

Në Yakutsk të Siberisë mbyllen shkollat nëse temperatura bien nën minus 42 gradë celsius, dhe arrijnë ato më ekstremet deri në minus 50.

Megjithatë në një qytet tjetër vetëm 100 kilometra në lindje të Yakutsk, Oymyakon, nxënësit duhet të vijojnë mësimin edhe kur temperaturat bien në minus 52.