Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar rreth gjendjes në Deçan pasi 1 mijë e 500 qytetarëve u helmuan brenda 72 orëve.

Çitaku deklaroi se të gjithë, pa përjashtim duhet të kërkojmë nga institucionet relevante që sa më parë të dalin me informata të saktë lidhur me atë se çfarë ka ndodhur, si dhe të ofrojnë ndihmë aty ku munden, njofton Klankosova.tv.

“1500 qytetar të Kosovës janë helmuar gjatë 72 orëve të fundit në Komunën e Deçanit. Ne të gjithë, pa përjashtim, duhet të kërkojmë nga Institucionet relevante që sa më parë të dalin me informata të sakta lidhur me atë se çfarë ka ndodhur, si dhe të ofrojmë ndihmë aty ku mundemi”.

Çitaku mes tjerash thotë se kjo situatë nuk duhet të përdoret për propagandë teksa bënë thirrje që qytetarët të dëgjojnë vetëm IKSHPK-në.

“Në të njejtën kohë, situatat si kjo, kur nuk kemi ende një përgjigje nga Institucionet lidhur me atë që ka ndodhur, shumë lehtë përdoren nga ata që duan të përhapin propaganda të rrezikshme. Ju lutem keni kujdes, dhe dëgjoni me vëmendje rekomandimet e IKSHP-së” është shprehur Çitaku.