Vlora Çitaku zyrtarisht ka konfirmuar rikthimin në strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës.

Madje, Çitaku ka bërë edhe një batutë lidhur me rikthimin e saj në strukturat e partisë, duke thënë se ajo po kthehet e futbollisti Lionel Messi po largohet nga Barcelona.

“Messi po largohet nga Barcelona, e unë po kthehem në PDK. #lluge #krejtmukaperzi”, shkrun Çitaku në llogarinë e saj zyrtare në Facebook.

Ndryshe, Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Drejtues për formimin e strukturave udhëheqëse të partisë, pas zgjedhjeve të brendshme.

Memli Krasniqi i ka propozuar Këshillit Drejtues, përbërjen e udhëheqjes së re të PDK-së.

PDK do të ketë katër nënkryetarë: Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj, Uran Ismaili dhe Ramë Buja.

Sekretar i Përgjithshëm pritet të jetë Bajrush Xhemajli.

Ndërsa, emrat e rinj të Kryesisë janë: Bernard Nikaj, Donika Shahini, Adri Nurellari dhe Rashit Qalaj.

Mbledhja e PDK-së ende nuk ka përfunduar, kurse pas votimit të Kryesisë së re, pritet që kryetari Memli Krasniqi të mbajë një konferencë për media.